Biznesi merr borxhet e para nga qeveria, Luçi: Kemi shpërndarë 3 mld lekë

Bizneset kanë marrë rreth 3 miliardë lekë të reja gjatë muajit mars. Zv.ministri i Financave, Erjon Luçi, ka bërë me dije se këto para janë dhënë kryesisht për bizneset që kanë pasur borxhe më të vjetra në kohë.Numri dy i financave shpjegon se gjatë muajit të ardhshëm do të rritet niveli i shpërndarjes së lekëve për borxhet, duke ndikuar pozitivisht në ekonomi.Zv.ministri i Financave shpjegon se FMN i ka vendosur kriteret që në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe se aktualisht nuk do ketë asnjë ndryshim.FMN i ka dhënë Shqipërisë një fond prej 330.9 milion eurosh, i cili do të merret në bazë të kësteve.FMN do të japë këstet në bazë të performancës së ekonomisë.