Reforma terrioriale, Ministri Çuçi zhvillon takime në Fier dhe Berat
Takimet e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, për hartimin e Reformës Administrativo-Territoriale, janë ndalur në qytetin e Fierit.Ministri Çuçi tha se Reforma Territoriale do të sjellë progres, mundësi më të mëdha dhe rritje të efikasitetit të shërbimeve. Nga Fieri, ai pohoi se shumë komuna janë jofunksionale dhe personeli i tyre mbahet nga taksapaguesit duke ju referuar me statistika qarkut të Fierit.Ndërsa deputeti Bashkim Fino, e cilësoi Qarkun një pushtet të dështuar kur tha se përbërja e Qarkut nuk funksionon as politikisht.Më herët ministri Çuçi, ka qenë i pranishëm edhe në Berat ku tha se gjithë administrata lokale e këtij qarku i kushton buxhetit të shtetit 14 fish më shumë se vetë bashkia e Beratit, pasi komunat harxhojnë deri në 96% të buxhetit të përftuar në pagesat e administratës.Në qarkun e Beratit numërohen 25-njësi vendore, të cilat jo vetëm që nuk ofrojnë të ardhura, por kanë edhe mjaft mangësi në shërbimin drejt komunitetit.