Fierza në nivele kritike, nuk ka më drita. KESH çel tenderin për të blerë energji për prillin
Prodhimi i energjisë elektrike ndodhet në krizë dhe kjo ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të hapë tenderin për të blerë energji për muajin prill në mënyrë që tu siguroj drita shqiptarëve.Sipas njoftimit zyrtar të nxjerrë në websaitin e KESH synohet të blihet rreth 84,840 MWh në mënyrë që të ruhet niveli i ujit në kaskadën e Drinit.Sitemi energjitik shqiptar është i varur prej reshjeve të shiut dhe kjo shkakton shpesh herë probleme për prodhimin e energjisë.Gjatë muajve të fundit, reshjet e shiut kanë qenë shumë të pakta duke marrë parasysh stinën ku ndodhemi, por gjithashtu nuk mund të shpresohet as nga shkrirja e dëborës pasi dhe ajo ka qenë e pakët.KESH bën me dije se niveli i ujit në Fierzë është rreth 274.5 metra, ndërkohë që prurjet janë shtuar lehtë duke arritur në 114m3 në sekondë, por duke mos pasur impakt të ndjeshëm. Ky nivel është shumë pranë të ashruquajturës pikë e vdekjes, që është përcaktuar 242 metra mbi nivelin e detit.Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në Fierzë shënonte 291.26 metër per shkak të prurjeve më të mëdha se normalja.Ndërsa në liqenin e Komanit niveli 172.24 metrave nga 175 metra të lejuara, me prurje mesatare prej 209 m3/sek.Ndërkohë në Vaun e Dejës, niveli i ujit shënon 72 metër nga 76 metër të lejuara, me prurje mesatare prej 251 m3/sek. KESH njofton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë oferta e tyre deri në datën 2 prill ku do të shpallet edhe kompania fituese, e cila do të jetë ajo që ka ofruar çmimin më të ulët për energjinë.Kjo blerje e energjisë pritet të rëndojë akoma më shumë situatën financiare të KESH, e cila ka njëkohësisht detyrime të pambledhura kryesisht prej CEZ Shpërndarje.