Durrës, shërbimi stomatolog në shkolla, projekt mbi kujdesin falas për 500 nxënës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2014, 21:04
Klubi Rotarian në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Durrës dhe mbështetjen e fondacioneve të tjera, kanë realizuar një projekt nga i cili do të përfitojnë mbi 500 nxënës të sistemit parashkollor por edhe ata të shkollave 9-vjeçare, ku në qendër të tij do të jetë kujdesi stomatologjik për fëmijët.Ky shërbim i cili do të ofrohet falas, do të shtrihet në të gjithë shkollat e Durrësit dhe ka si qëllim jo vetëm kujdesin ndaj shërbimit stomatolog por edhe nxënien e kulturës ndaj higjenës së gojës.Janë disa projekte të planifikuara nga ky klub, të cilat priten të vihen në zbatim, të cilat përkojnë jo vetëm në shëndetësi por edhe në fusha të tjera.