Emigrantët akuzojnë politikën e atdheut: Jemi në udhëkryq për shkak të konfliktualitetit

Edhe pse shumë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për ti shpëtuar politikës konfliktuale përsëri janë kthyer në viktima të politikës. Kosta Papa, përfaqësuesi i emigrantëve shqiptarë fajësoi politikën për gjendjen e krijuar me emigrantët shqiptarë.Sipas Papës janë rreth 50 mijë emigrantë, të cilëve nuk iu njihen kontributet në Greqi ndërkohë që me qindra të tjerë kanë mbetur peng e toponimeve.Ndërkohë kriza që ka përfshirë vendet fqinjë sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin ka kthyer në Shqipëri rreth 135 mijë emigrantë për periudhën 2009-2013.Kjo sipas, Teuta Grazhdanit, ka sjelle probleme me regjistrimin e familjeve.Ekspertë të Avokatit të Popullit po përgatisin një draft- raport në lidhje me problematikat e emigrantëve të cilin do të dorëzojnë më pas në institucionet përkatëse për të gjetur zgjidhje.