Kryeministri shkarkon Prefektin e Vlorës, largohet Dervishi, në Kukës emërohet Safet Gjici
Që prej mesditës së sotme, Besnik Dervishi nuk është më prefekt i Vlorës, duke e mbajtur këtë detyrë vetëm për 5 muaj. Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e tij duke lajmëruar se do ketë një post tjetër për një nga prefektët më të diskutuar të qeverisë për shkak edhe të tritolit që u gjet në makinën e tij.Në vend të Dervishit është emëruar menjëherë Etiona Hoxha, duke lënë të kuptohet se beteja për qytetin bregdetar është fituar nga kryebashkiaku Gjika që me prefektin e larguar nuk arritën në asnjë moment të kishin filling.Lirimin e tij nga detyra Dervishi e ka mësuar rreth orës 10 të paraditës përmes një telefonate, ku i është komunikuar gjithshtu se prej atij momenti nuk kishte më të drejtë të firmoste apo vuloste asnjë dokument zyrtar.Përmes një postimi në Facebook, Besnik Dervishi shkruan:"Pasi vendosa t'i përgjigjem pozitivisht ftesës së Kryeministrit Edi Rama për të marrë një detyrë tjetër të rëndësishme, dëshirojë në radhë të parë të falënderoj të gjithë qytetarët e Vlorës për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut".Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin e Shqipërisë, për besimin e palëkundur që ka treguar gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës nga ana ime, besim të cilin unë dëshiroj ta përmbush edhe përmes detyrës së re që do të më besohet".Ai ka uruar prefekten e re, Etiona Hoxha për detyrën, ndërsa mbetet e pazbuluar se cili do të jetë posti i ri i tij, të cilin as vetë Dervishi nuk e di.Ndërkohë një tjetër suprizë nga Rama është edhe prefekti i ri i Kukësit që do të ushtrohet si detyrë nga presidenti i Klubit të Kukësit, biznesmeni Safet Gjici, që pason në këtë detyrë Ramë Hoxhën i cili po ashtu e mbajti detyrën për rreth 5 muaj.