Kukës, punonjësit e ujësjellësit pa rroga, në 23-vite debiti prej 170 milionë lekë të reja
Shuma e lartë e debitit ndër vite që qytetaret e Kukësit i detyrohen ndërmarjes së ujësjellësit, është shoqëruar me një krizë të thellë financiare pranë kësaj ndërmarje e cila në kushtet që ndodhet, nuk po arinë të paguajë as punonjësit e saj.Që prej vitit 1991, shuma e debitit të akumuluar kap shifrën e 170 milionë lekëve të reja, ku pjesë e këtij borxhi janë edhe institucionet shtetërore. Selxhe Ibra, shefe finance pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet, bën me dijë se situata është tepër kritike.Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Kukësit, për vite me rradhë është kthyer në një telenovelë të tejzgjatur, kjo edhe për shkak të përplasjeve midis firmës sipërmarëse që kryente punimet për rrjetin e ujësjellësit të ri dhe Bashkisë Kukës, e cila nuk e morri në dorëzim këtë vepër.Pak kohë më parë kjo drejtori deklaroi se do të ndiqen penalisht të gjithë debitorët, por me sa duket as kjo nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.