Kuvendi Komunal i Mitrovicës, shpall Lulzim Bashën, Qytetar Nderi të Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2014, 19:03
Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës. Kështu ka vendosur me një vendim unanim Kuvendi Komunal i Mitrovicës.Anëtarët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në këtë kuvend, kanë folur për rolin dhe kontributin që Lulzim Basha ka bërë për shqiptarët e Kosovës që nga periudha e Luftës së UÇK-së, gjatë kohës kur ai ishte staf i Misionit të Administrimit të OKB-së në Kosovë.Gjithashtu në marrjen e një vendimi të tillë një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe kontributi që ka dhënë qyteti i Tiranës në rindërtimin dhe kthimin në pjesën matanë Ibrit, duke akorduar 100 mijë dollarë për aksionin "Ndihmo edhe Ti".