Harito i përgjigjet PD: Shkurtuam me 15% Administratën

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, i ka kthyer përgjigje kërkesave për informacion të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me lëvizjet në Administratë.Me anën e një letre drejtuar grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Ministrja Harito shprehet se objektivi i qeverisë në këtë 4-vjeçar është qeverisja efiçente dhe transparente, dhe se u eleminuan strukturat e panevijshme të cilat nuk kishin lidhje me objektivat e qeverisë dhe të programit të saj duke pakësuar numrin total të punonjësve për administratën qëndrore me rreth 15%.“Një ndër objektivat kryesore të qeverisë shqiptare, reflektuar në programin e saj 4-vjeçar është ai i qeverisjes efiçente dhe transparente.Menjëherë me ardhjen në detyrë të qeverisë, filloi puna për hartimin dhe miratimin e strukturave të 16-ministrive të reja si dhe rishikimin e strukturave të institucioneve në varësi të kryeministrit apo ministarve të linjës.Për të realizuar këtë u ngrit një grup pune me përfaqësues të kabinetit të kryeministrit, Departamentit të Administratës publike dhe Ministrisë së Financave.Puna u fokusua në analizën e funksioneve të çdo institucioni, përcaktimin e e funksioneve që çdo institucion dujej të bënte, me qëllim që të sigurohej realizimi i planit 4-vjeçar.Si rezultat i kësaj analize u eleminuan hallkat e tepërta të menaxhimit që ngarkonin organikat e ministrive pa detyra funksionale të mirëpërcaktuara. U eleminuan strukturat e panevijshme të cilat nuk kishin lidhje me objektivat e qeverisë dhe të programit të saj duke pakësuar numrin total të punonjësve për adminitratën qëndrore me rreth 15%.", shkruhet ndër të tjera në letrën e ministres Harito.