BSH: Sistemi financiar i sigurt, qeveria të ndërmarrë reforma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2014, 16:22
Sistemi financiar në Shqipëri është i sigurt.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se sitemi bankar në vend është i sigurt edhe pse FMN në raportin e saj theksonte se sistemi financiar është në vështirësi.Guvernatori Fullani vuri theksin në reformat që duhet të ndërmarrë qeveria, siç është reforma në pensione.Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos të mos ulë normën bazë të interesit për lekun, por njoftoi se në muajt në vijim do të vazhdojë politika lehtësuese.