Punime te Sheshi i Flamurit, ndërhyrja me kërkesë të Bashkisë Vlorë

Për shkak të amortizimit total të infrastrukturës rrugore tek Sheshi i Flamurit, Bashkia e Vlorës i ka kërkuar firmës së kontraktuar të ndërhyjë për rehabilitimin.Si pasojë e punimeve, do të ndërpritet qarkullimi rrugor. Duke filluar nga dita e hënë, lëvizja e automjeteve do të spostohet në të tjera drejtime.Gentian Sherifaj, Drejtor i infrastrukturës dhe zbatimit të projekteve në Bashkinë e Vlorës jep sqarime mbi ndërhyrjen.Riparimi i Sheshit të Flamurit kryhet si pasojë e amortizimit të aksit rrugor, ku janë krijuar gropa nga lëvizjet e pllakave.Punimet në Sheshin e Flamurit, Bashkia nuk i ka marrë në dorëzim dhe për këtë firma që mori përsipër sistemimin e sheshit ka si detyrë ndërhyrjen emergjente.