Gjosha, Jahjaga: Bashkëpunimi për integriminedhe me Maqedoninë

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë u prit në një takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja Jahjaga, e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy shteteve për proceset integruese.“Ky nivel bashkëpunimi , na lehtëson dhe na shkurton kohë si për përkthimin e legjislacionit por edhe për adoptimin e tij. Sa më shumë të marrim nga përvoja e fqinjëve tanë dhe aq më tepër nga Shqipëria për proceset integruese aq më mirë është. Rëndësia e bashkëpunimit është e jashtëzakonshme”, u shpreh Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.Presidentja, theksoi se të gjithë vendet e rajonit duhet të jenë shumë të lidhur e të bashkëpunojnë sidomos për procesin e integrimit pasi çdo hap reflektohet edhe në shtetin fqinj.Ministrja e Integrimit Evropian,Klajda Gjosha, theksoi se bashkëpunimi do të thellohet më tej dhe me palën kosovare po diskutohet për ngritjen e një institut të përbashkët përkthimi.“Mes shteteve tona ka një lidhje të brendshme dhe duhet të jemi shembulli i një bashkëpunimi të shëndoshë në të fushat. Marrëveshja e firmosur dhe dhurimi i legjislacionit nuk do të jenë të vetmet në sferën e legjislacionit të BE. Ne po diskutojmë për ngritjen e një instituti të përbashkët përkthimi. Jemi në diskutime që edhe Shkupi të jetë pjesë e këtyre marrëveshjeve në mënyrë që të zgjerojmë bashkëpunimin”, u shpreh Ministrja Gjosha.Hoxhaj-Gjosha: Avancimi në axhendën evropiane, garanci për më shumë siguri ndaj qytetarëveMinistrja e Integrimit EvropianKlajda Gjosha takoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Bashkëbiseduesit vunë theksin tek procesi i integrimit dhe përpjekjet që duhet të bëjnë dy shtetet për të avancuar në axhendën evropiane.“Duhet të jetë një proces gjithpërfshirës me të gjithë aktorët dhe ne po punojmë fort në këtë drejtim. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare është e angazhuar të dëshmojë tek vendet anëtare vullnetin e saj të palëkundur për të ndërmarrë reformat mbi të gjitha si garanci për të ofruar më shumë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh Ministrja Gjosha gjatë takimit.Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, theksoi gjithashtu se Kosova është në një fazë kyçe për procesin e integrimit dhe ekspertiza e Shqipërisë apo çdo ndihmë prej saj është mjaft e rëndësishme.