Zihen për pronën, vret me sëpatë kushëririn, Shkëlqim Dida vdiq nga humbja e gjakut

Problemet mbi pronësinë vazhdojnë të shënojnë konflikte, ku një tjetër rast me pasojë vdekjen e një 48-vjecari është shënuar në komunën Luftinjë të Tepelenës.Burime nga Drejtoria e Qarkut të Gjirokastrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, ku 48-vjeçari Shkëlqim Dida, është qëlluar me sëpatë nga i afërmi i tij, 44-vjeçari Sokol Dida.Viktima është goditur në këmbë, por për pasojë e prekjes së tendinave ,48-vjeçari ka humbur sasi të konsiderueshme gjaku dhe nuk ka mundur të mbijetojë, pavarëisht se ai u transportua drejt urgjencës së spitalit.Policia e mbërritur në vendgjarje ka arrestuar autorin e saj Sokol Didën, i cili ka lidhje fisnore me viktimën.