Gerveni ankohet për urdhrin e Kodhelit, gjykata administrative pezullon kthimin në atdhe
Gjenerali Kristaq Gerveni ka blinduar qëndrimin e tij në Bruksel, pasi gjykata administrative e Tiranës, ka vendosur pezullimin e urdhërit të Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, që i kërkonte kthimin në atdhe.Gerveni u akuzua pasi në takimin e shefave të mbrojtjes së NATO-s të mbajtur në Bruksel ai ishte paraqitur me gradën e admiralit, të cilën ende nuk e ka marrë.Në vendimin e gjykatëses, Afertida Maho, thuhet se pezullimi është i nevojshëm në këtë rast pasi gjykimi i çështjes nuk mund të përfundojë brenda datës 31 mars, ditë kur Kodheli kishte vendosur për kthimin e Gervenin ne atdhe dhe zvendësimin e tij.Gjykata arsyeton se në rastin konkret egziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në shkresa,për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë,të pakthyeshëm dhe të atëçastëm për paditësin.Gjykata konstaton se me këtë pezullim apo sigurim padie nuk cenohet interesi publik, përderisa nuk krijohet vakancë në ushtrimin e detyrës së paditësit si ushtaraku me i lartë shqiptarë në NATO.Kundëradmiral Gerveni ka paditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe avokaturën e shtetit,ndërsa si palë e interesuar në këtë proçes është institucioni i Presidentit të Republikës.Lufta mes Presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes u bë më publike, kur Kreu i Shtetit me anë të zëdhënëses së tij e cilësoi marrje kompetencash urdherin e Kodhelit. Ndërsa Ministrja Kodheli pavarësisht interesit të medias për vendimin e gjykatës dhe çështjen Gerveni në përgjithësi,nuk ka dashur të prononcohet.