Kryeministri falje qytetarëve, jo Berishës: Fjalët e mia në Kuvend u keqpërdorën

E ka nisur me një ndjesë mbi etikën e përdorur seancën e kaluar, fjalën e tij në foltoren e parlamentit. Por kjo ndjesë e shefit të qeverisë i drejtohet shqiptarëve dhe jo opozitës, pasi sipas Ramës nëse etika shkelet në Parlament , kjo ndodh sa herë e merr fjalën kryeplaku i opozitës. E megjithatë i siguroi ata se nuk do ndodhë më që ti drejtohen foltores mbi shqetësime të tilla.“Keni të drejtë kur thoni se kur dilni në këtë foltore nuk duhet të shqetësoheni nga fjalët mbrapa, kjo nuk do ndodhi më. Ju keni të drejtë kur thoni se dhe unë në seancën e kaluar e shkela etikën, është e vërtetë, por me një dallim shumë të madh, thjesht ndava me kolegët e mi një moment emocional që megjithatë ju keni të drejtë kur thoni që pikërisht se ne jemi ndryshe nga ju ne nuk duhet të bëjmë si ju. Dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të bezdisur nga transkriptimet e ekranit tuaj. Transkriptime shumë hileqare, por që nuk justifikojnë kryeministrin. Pavarësisht nëse u thanë me zë apo u mërmëritën pa zë. Pas kësaj ndjese për të gjithë ata që janë ndjerë të mërzitur apo të shqetësuar qoftë nga unë apo nga ne që presim dhe mundohemi tjua japim përditë dua tju them ca gjëra lidhur me etikën. Etika shkelet sa herë e merr fjalën kryeplaku juaj dhe zonja e ulur në krah të kryeplakut tuaj. Kryeplak nuk është fjalë fyese por vend pune”- u shpreh Kryeministri.Por deri këtu ka mundur të marrë vëmendjen e deputetëve të opozitës përballë. Një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të sqaruar ish-kryeparlamentaren Topalli se PD nuk është fundërrinë, por mbeturinë e komunizmit, është pritur me ovacione nga opozita, përplasje tavoline dhe mausi, duke e përcjellur fjalimin e Ramës deri në fund.“Sa i takon fundërrinave të komunizmit. Unë nuk kam thënë kështu por që ju me vijën tuaj të sjelljes e qasjes jeni mbeturina të komunizmit si force. Dhe dallimi i madh mes nesh e jush është se ne nuk hyjmë në jetën tuaj private ndërsa ju nuk bëni asgjë tjetër përmes kryeplakut tuaj që vec se hyni në jetën private të kundërshtarëve bëni të prodhoni kulturën tuaj politike. Ju ka imponuar një shërbëtor servil. Partia që ju përfaqësoni është mbeturinë e komunzimit”u shpreh Rama.E megjithatë kjo nuk e pengoi Kryeministrin të ndante me ta kënaqësinë për procesin e legalizimeve, duke theksuar se në Qeveri tashmë është kaluar projekti dhe legalizimi do të bëhet falas.“Ju jeni ata që gjithçka ua kërkoni të tjerëve dhe s’e keni bërë vetë. E keni zhvatur deri në palc Shqipërinë dhe tani thoni: Kapni hajdutin. Keni shkatërruar gjuhën në emër të etikës. Ka ndodhur në të shkuarën që nga një herë edhe ne të bëhemi pjesë e saj. Ndryshim është, jo se jemi nga natyra më të mirë, se shqiptarë jemi por kemi kulturë shumë më të mire se tuajën. Shikoni ta disinfektoni parazitët e komunizmit që i keni majë kokës. Kjo nuk ka të bëjhë me ju por me ata që dje morën dokumentat e shtëpisë dhe që nuk do të ndalet më deri kur shtëpitë e ndërtuara të jenë legalizuar dhe të jenë legalizuar falas. Pata kënaqësinë që një ndër njerëzit që morën dje titullin e pronësisë ishte Xhaxhai i Azem Hajdarit. Dua të shfrytëzoj këtë moment duke ju thënë atyre që na ndjekin. Ne dje kemi kaluar në qeveri projektin. Do vijë në parlament dhe legalizimi do bëhet falas për ata që kanë tokën e tyre 67 mijë familje deri sot nuk kanë mundur të legalizojnë shtëpinë”u shpreh Kryeministri.Ndërkaq ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë për vendime krejtësisht të papërgjegjshme, duke kërkuar të diskutohet në Kuvend marrëveshja me FMN-në. Berisha tha se marrëveshja me FMN-në është fryt i mashtrimit të ekipit qeveritar.“Marrëveshja e fshehtë me FMN, me të cilën ju përpiqeni të fajsoni FMN në mënyrën më djallëzore për rritjen e 10 taksave dhe 2 çmimeve, përbën një gjëmë të vërtetë për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët ata unë sot dua ti garantojë, se ajo marrëveshje në mënyrë absolute nuk është vepër e FMN. Jo, askush nuk ka negociuar në një vend më shumë se unë me Fondin dhe Fondi nuk imponon kurrë. Fondi kërkon negociatorë por kur i vë përpara njërëz të cilët vendimet i marrin mbi bazën e iluzioneve dhe irrealitetit është i detyruar të shtrojë parashikimet e tij. Ajo marrëveshje është frut kryekëput i injorancës totale, mashtrimit dhe papërgjegjshmërisë i ekipit qeveritar. Ju more zoti Kryeministër po luani me këtë vend në mënyrën më të paimagjinueshme. Ju morët një model të cilin ju kishit tërësisht të drejtë të ndërhynit, ta modifikonit sipas pikpamjeve tuaja. Por cfarë bëtë? Ju mohuat këtë model dhe në momentin më kyç ju rritët borxhin, rritët defiçitin, rritët shpenzimet, gjithshka e bazuat mbi mashtrimin dhe tani mbi këtë model mashtrimi do detyroni të paguajnë shqiptarët sa frëngu pulën. U premtuat shqiptarëve se do ulim taksat për 95% të shqiptarëve, por po rrisni taksat për 100% të shqiptarëve. Ju premtuat shqiptarëve për heqjen e TVSH së energjisë por po rrisni çmimin e energjisë. Ju premtuat shqiptarëve legalizimin falas. Dje kryekreu juaj deklaroi se shumica e legalizimeve janë bërë të korruptuara, i them zotërisë se secili prej atyre që ka legalizuar shtëpinë është 1000 herë më i ndershëm se ti dhe anturazhi yt. Asnjëri prej tyre nuk ka ndërtuar një pallat 5 katësh me para të paditura si ti, s’ka ndërtuar vilë 57 metra. Ata kanë derdhur lumenj djerse dhe këkoji të falur publike ndaj tyre. Ata do legalizohen me 1 euro dhe unë pot ë garantoj se mashtrimi i tyre do të kushtojë ty sa frëngu pulën. Se mendon ti se janë liliputë ata që mund ti shkelmosh e të bësh ctë duash? Ata i kanë dhënë vendit një energji të jashtëzakonshme. Vetëm në periferi të Tiranës ata kanë krijuar në 20 vite qytetin e 6-të të vendit, qytetin e 9-të më të madh të vendit, këto kanë bërë ata. Pra ata janë të ndershëm. Ja u morët votat se do i legalizonit falas por këtu në Parlament do i keni se nuk janë burra që gënjehen kollaj ata, nuk janë burra që mashtrohen ata, nuk janë burra të cilëve mund ti merrni votën e ti shkelmoni nga mbrapa. Tani do i legalizoni falas. Se kur ju thoja unë se nuk falet toka e tjetrit zotëria u thoshte “Falas legalizimi”. Tani ose do e bëni falas ose do ta bëjnë falas ata pastaj. Njëra nga të dyja, mos luaj me ta. Se kanë burrëri ata, kanë fjalë ata. Të kanë dhënë votën. Pra këto janë problemet e mëdha të Parlamentit. Marrëveshje e cila parashikon largim masiv të investitorëve. A e shifni ju se cfarë ndodh apo ju jeni ngrohur se merrni ato rrogat dhe s’pyesni më për zgjedhësit? Një sukses të jashtëzakonshëm që pati vendi, përpiqeni ta zhbëni me çdo kusht. Pra, ju, të cilët rrini kaq të qetë për fatin e zgjedhësve tuaj, a e kuptoni cpo ndodh me ta apo jo, a e kuptoni që ju po u shkatërroni cdo ditë vendet e punës?”- u shpreh Berisha.