Përplasje për emërimet në administratë, opozita: Qeveria e mbushur me familjarë

Shija e hidhur e seancës së kaluar dhe fjalori aspak normal i shkëmbyer mes kundërshtarëve politikë në Kuvend, ka bërë që opozita në nisje të seancës së sotme të kërkojë që salla të mos bëhet më arena e përdorimit të një fjalori të ulët.“Me sa shoh në procesverbalin e javës së kaluar nuk është pasqyruar presioni dhe fjalori i ulët në sallën e Kuvendit, mospërmbajtja dhe mos respektimi i etikës nga kryeministri, nuk di në të them mirë ke bërë, që ky turp të mos ngelet i shkruar. Ju them të ndaloni me rreptësi atë që ndodhi javën e kaluar”, tha deputetja demokrate, Majlinda Bregu.Ndërkaq marrë shkak nga protesta e të larguarve, ish-Ministrja e Integrimit, i tërhoi vëmendjen kreu të Kuvendit se mazhoranca qeverisëse gjen gjithnjë një arsye për të hequr nga rendi i ditës ligje që kanë të bëjnë me qytetarët shqiptarë, siç është ai i nëpunësve civilë. Bregu kërkoi që Ministrat të japin shpjegime për të larguarit nga puna.Në kundërpërgjigje, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha se opozita po bën demagogji me të larguarit nga puna.“Përgjigjen mbi administratën publike e keni marrë në datën 11 mars, me gjithë të dhënat e disponueshme për nëpunësin civil. Flisni për 7 mijë vetë të larguar, unë ju kam kërkuar nga dalin këto të dhëna. Partnerët ndërkombëtarë ju kanë kërkuar listat. E gjithë kjo është vetëm një demagogji, këto të dhëna nuk ekzistojnë. Jeni të shqetësuar për ata 7000 vetë që deklaroni ju, apo jeni të shqetësuar për listat e farefisit tuaj. Jeni të shqetësuar për gruan e z.Kosova që punon në Ministrinë e Jashtme, për gruan e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, për Gjergj Lezhën që ka gruan DAP dhe kunatën në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun që ka gruan apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes, për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit, për znj.Rusmajli në Ministrinë e Financave apo që ka kunatën në Kryeministri, apo për motrën e z.Patozi në Ministrinë e Brendshme, për mbesën e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, për kunatën e Genc Rulit në Ministrinë e Transportit, për znj.Mediu në Ministrinë e Energjisë apo pkër gruan e Kuliçit në Ministrinë e Punëve të Brendshme se ky donte ta mbante gruan pranë. Apo për vëllain e Gerti Bogdanit në Ministrinë e Jashtme. Nuk di dhe një gjë. Pse keni një numër kaq të madh kunatash? Kunata pafund. Pse qëlloi që gjithë gratë kunatat duhej të ishin nëpër Ministrira. Po kur janë kaq të zotë këta, pse nuk shkojnë te sektori privat që paguan dhe më mirë. Pse duhet të mbahet farefisi juaj me rrogat e shtetit. Pa harruar masat disiplinore që propozon KLSH, që e keni emëruar ju. Ju sugjeroj ti lexoni raportet se janë shumë interesant" i shpreh Harito.Cekja e temës së nepotizmit ka mjaftuar që ish-kryeministri Sali Berisha të marrë në mbrojtje emërimet e qeverisë së tij në administratë dhe ti kujtojë Ministres listën familjare të punësuar në kabinetin qeveritar Rama, pjesë e të cilës është edhe ajo.“Qytetarët janë të shqetësuar kushërirë kur shohin ty ministre, kur shohin Bledi Cucin ministër pa asnjë meritë mbi tokë. Kur shohin burrin e Linda Bashës kryetar bordi, kur shohin kushëririn tënd të parë drejtor të MEICO-s. Ja zonja kushërirë se si të mblidhen të gjitha ty. Ju përbëni gjysmën e qeverisë si familje. Ti meritën e vetme që ke se je kushërirë Koleka. A ka ndonjë figurë më të keqe që mund të bëjë një zonjë të përgojojë këtu punonjës të nderuar të administratës me urrejtjen klasore të shpirtit të zi të Spiro Kolekës. Emërimet sot i bën vetëm Olsi. A e di sa paguhet Olsi në ditë. Kjo me kushëririn e vet ka përpunuar doktrinën e dezinfektimit të administratës, e denjë vetëm për nazistë. Doktrinë çnjerëzore, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë”- deklaroi Berisha.Me tone të ashpra pas deklaratës së ministres Harito, replikoi edhe deputeti, Fatmir Mediu. Duke i vënë në dukje se gjykimi i saj përkon me vitet ’45, ai i kërkoi Ministres që nëse konstaton shkelje nga bashkëshortja e tij të merren masa dhe jo ta përgojojë në parlament.“Eshtë për të ardhur keq për qeverinë dhe ju ministre Harito. Gruaja ime punon që në vititn 1992 në një administrisat, por është e turpshme që ju merreni me gjera të tilla dhe shpifje. Si kam thënë asnjëherë dikujt në paralament se ku i punojnë kunatata apo jo. Ju kërkoj si ministre se nëse ka shkelje minimale nga ana e bashkëshortes time, merrni masa, por nëse ecni me ligjin e 1945 atehere bëjni si në atë kohë. Nuk e prisja kurrë këtë gjykim nga ju, duhet të shikoni më shumë qëndrimet që mbani”-tha ai.