Të shkarkuarit protestë: Ndalni masakrën mbi administratën, na ktheni në punë
Me pankarta në duar ku shkruhej “ Më kthe në punë” dhe “ Ndal masakrën mbi administratën”, dhjetra ish-punonjëstë administrates që janë larguar nga detyra, tashmë të organizuar edhe ne nje shoqate kanë protestuar sërish para nisjes së seancës plenare për heqjen e tyre nga puna. Nertila Qafëzezi, drejtuese e shoqatës së të shkarkuarve nga administrata apeloi qeverinë për kthimin në punë të 6000 personave të larguar padrejtëisht nga puna.“Ne sot jemi mbledhur sërisht për të protestuar përpara parlamentit.Jemi një përfaqësi të cilët kemi ardhur të përfaqësojmë ata 6000 persona të larguar nga puna. Kemi ardhur tu bëjmë të qartë zotërinjve deputetë, të cilët ta konsiderojnë çështjen tonë si një nga çështjet më të rëndëishme. Të larguarit nga puna akoma nuk kanë marrë një zgjidhje nga kjo qeveri, nga ky parlament. Ne duhet të rikthehemi në punë, ligji na mbron, nëpunësi duhet të kthehet në punë derisa është larguar padrejtësisht pa asnjë referencë ligjore. Ditën e djeshme Ministrja Harito ka bërë një deklaratë ku nuk jepte shifra ekzakte sesa është masakra në administratë. I themi sot se i kemi faktet, i kemi të gjitha shkresat e largimeve, ne flasim me fakte se sot jemi në rrugë, jemi pa punë. Deri më tani shifra është 6000 persona. Ne do të mbledhim të gjitha shkresat dhe do t’ia paraqesim Kryeministrit, Ministres Harito”tha ajo.E pyetur nga gazetarët se sa të larguar nga administrata kanë gjetur të drejtën e tyre në gjykatë, ajo u përgjigj:“Shoqata nuk ka të dhëna ekzakte, por kemi të dhëna se janë fituar mbi 50 çështje deri tani, për Tiranën flas, dhed isa të tjera janë në shqyrtim”.