Në pritje të takimit me rivalin Basha, Rama shtyn ligjin për nëpunësin civil

Mazhoranca vendos te presë konsensusin me opozitën, duke shtyre votimin për ndryshimet e njëanshme në ligjin për statusin e nëpunësit civil.Një takim i pritshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, por edhe mungesa e një deklarate të përbashkët në Komitetin e Stabilizim Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë në Strasburg kanë detyruar socialistët që të tërhiqen nga votimi i këtij ligji, i cili u miratua me dakordësinë e palëve në një seancë të jashtëzakonshme në maj të vitit të kaluar.Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama është vendosur shtyrja e votimit të ligjit, që sipas kalendarit 3 javor të punimeve të Parlamentit, parashikohej të miratohej në seancën e ditës së enjte të 27 marsit.Burime brenda grupit socialist thanë se mazhoranca do të presë edhe pak kohë opozitën për të marrë edhe konsensusin e saj për ndryshimet në ligjin e nëpunësit, pasi konsensusi mes paleve mbetet kusht për një vendim pozitiv për statusin në muajin qershor.Mësohet gjithashtu nga burime brenda grupit parlamentar se socialistët janë tërhequr nga amendimi i ligjit për Mediat Audiovizive që kishte si qëllim shkarkimin e anëtarëve dhe kryetares së AMA-s, Endira Bushati.Kjo, për t'i hapur rrugë memos së pregatitur nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit, ku mandati i anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe ai i kryetares Endira Bushati cilësohet i përfunduar.Mësohet se në mbledhjen e grupit kuvendor, kryeministri Edi Rama u ka tërhequr vëmendjen deputeteve për vonesat në diskutimet e projektligjeve, duke u kërkuar deputetëve që të marrin përsipër mbrojtjen e projektligjeve të caktuar.