Meta: Gjendja e rrugëve dramatike, ndërhyrje sa më shpejt

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta  e ka cilësuar si dramatike gjendjen e rrugëve në disa zona të vendit.Ndërsa ka zhvilluar sot takime me mbështetësist e LSI-së në Berat e Skrapar, Meta ka kërkuar ndërhyrjen sa më të shpejtë për rregullimin e rrugëve pasi sipas tij degradimi i tyre po pengon edhe turizmin.“Rruga e Beratit po pengon turizmin, duhet reflektuar sa më shpejt. Deputetët e Beratit të mbështesin Nasip Naçon për rrugët”, tha Meta.Ndërkohë më herët, deputeti i LSI-së për Beratin, Nasip Naço ka deklaruar se ka mungesë së investimeve në infarstrukturën rrugore në qarkun e Beratit.Sipas deputetit të LSI-së, investimet e qeverisë në qarkun e Beratit nuk duhet të fokusohen në rrugët dytësore siç është bërë gjer më tani por dhe në rrugët kryesore.