Gjykata: 40 ditë burg për Paro Laçin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 40 ditë Paro Laçin, Zv.presidentin e ekipit të futbollit Partizani. Laçi i arrestua 2 ditë më parë për llogari të shtetit italian,ku ai rezultonte i dënuar nga Gjykata e Milanos me 10 vjet e 4 muaj burg, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Kështu gjykata i ka lënë 40 ditë kohë autoriteteve italiane për të ndërmarrë dhe përfunduar proceduarat e ekstradimit për në shtetin fqinj.Paro Laçi u arrestua ditën e premte në afërsi të kryqëzimit të 21 dhjetorit në Tiranë. Ndërkohë vetë i akuzuari u shrpeh se arrestimi i tij është një ngatërresë dhe se ai nuk është njohur asnjëherë me akuzën që i është bërë nga pala italiane dhe se ai nuk ka pse të bëj burg.Aksioneri i klubit partizani njihet si person me precedent penal, pasi emri i tij është lakuar shpesh në ngarje të ndryshme, si trukime ndeshjesh, ndërhyrje tek një gjykatës i apelit të Shkodrës për të liruar një mikun e tij apo edhe ndërhyrje për të favorizuar kompani në minierat e Bulqizës.Mësohet se Laçi ka mundur ti shpëtojë drejtësisë italiane falë ndërrimit të identitetit, ku ai ishte i skeduar me emrin Berisic Paro shtetas serb. Por ka qënë pikërisht përgjigja e interpolit në Beograd,i cili është përgjgjur se ky shtetss nuk ekziston.Kjo ka bërë që Interpol Tirana të ekzekutojë urdhërin e ndalimit për Paro Laçin, pasi fotografia e pasaportave ishte e njëjtë.