Sherr për alkoolin, babai qëllon me sëpatë të birin në gjumë, i pret veshin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 8 të Korçës. Thoma Sejdarasi, kryefamiljari i kësaj familje, në gjendje të dehur ka goditur të birin e tij me sëpatë ndërsa ishte në gjumë dhe i ka prerë veshin.Mësohet se Thomai ka pasur një sherr me të birin Albanin 18 vjeç përpara se të kryente aktin e rëndë pikërisht për alkoolin, që duket se nuk ja ka falur.Pas aktit të tmerrshëm, edhe pse nën efektin e alkoolit, ndnjenja prindërore nuk e ka braktisur, ka qenë vetë ai që e ka dërguar në spital 18-vjeçarin, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.Pas denoncimit të rastit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar në komisariat 52-vjeçarin Sejdarasi.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.