Basha-Berisha urojnë lirinë: Integrimi i Shqipërisë në Europë, misioni hyjnor i PD

Në 22-vjetorin e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit 1992, që u kurorëzua me ardhjen në pushtet të kësaj force politike dhe rrëzimin e regjimit komunist, ish-kryeministri Berisha u ka uruar shqiptarëve ditën e lirisë. Sot pas 22 vitesh, vlerëson Berisha, ende nuk jemi aty ku e meritojme por jemi vite drite larg asaj periudhe të errët të vendit tonë.“Gezuar 22 Marsin, diten e pare te lirise dhe dinjitetit tone, diten qe ne, me voten e lire rrezuam diktaturen e regjimit barbar hoxhist, nisem ndertimin e sistemit demokratik ne vendin me monist dhe vendin e trete me te varfer te globit. Ne 22 vite ne ende nuk jemi aty ku e meritojme por jemi vite drite larg asaj kohe. Sot Kosova eshte e lire dhe e pavarur, Shqiperia eshte anetare e NATO-s, afer marrjes se statusit te vendit kandidat dhe renditet tashme ne grupin vendeve me te ardhura te mesme te larta”shkruan Berisha.Për Berishën Shqipëria nën udhëheqjen e mazhorancës së majtë është futur në një udhëkryq dhe 22 marsi eshte nje kushtrim per te shpetuar Shqiperine nga shperthimet e nje njeriu te semure qe di vetem te rrenoje dhe mashtroje shoqerine tone.“Por sot perseri vendi ndodhet ne nje udhekryq te vertete. Si asnje vend tjeter, ekzekutivi i vendit drejtohet nga nje i semure psiqik, i mjekuar per vite e vite per sindrom bipolar dhe qe me energjine e tij negative rrenon cdo dite kete vend. 22 Marsi eshte nje kushtrim, eshte nje apel per te gjithe ata qe e duan kete vend te ngrihemi per te shpetuar Shqiperine nga shperthimet i nje njeriu te semure rende qe di vetem te rrenoje dhe mashtroje shoqerine tone. Edhe nje here Gezuar 22 marsin, diten e bardhe, diten e pare te demokracise!!”Ndërkaq për kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, integrimi i plotë i Shqiperisë në Europë është misioni hyjnor i Partisë Demokratike që e nisi këtë rrugë me 22 mars 1992.“22 marsi 1992 shënoi fitoren e dritës mbi errësirën. Shqiptarët rikthyen sytë drejt perëndimit dhe nisën rrugëtimin europian dhe euro-atlantik. Sot jemi anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Europën. Integrimi i plotë i Shqiperisë në Europë është misioni hyjnor i Partisë Demokratike që e nisi këtë rrugë me 22 mars 1992!”