Gjermeni: Gati ligji për planifikimin e territorit

Ministrja e zhvillimit urban dhe turizmit Eglantina Gjermeni ka deklaruar sot se tashmë është gati drafti i rishikuar i ligjit për planifikimin e territorit.Në një intervistë për “Ora Live", Gjermeni theksoi se ligji i kaluar kishte mangësi dhe ishin të nevojshme ndërhyrjet në të.Ajo ka theksuar se drafti është rishikuar në bashkëpunim edhe me grupet e interesit."Fusha e zhvillimit urban për shkak të problematikave që ka dhe për shkak të emergjencës që ndodhet sot zhvillimi urban, zhvillimit të territorit kërkon më shumë energji.  Ligji i ri për planifikimin e territorit është një nga ligjet më të rëndësishme dhe ministria e ka filluar punën me rishikimin e këtij ligji i cili që nga moment që është hartuar nuk është zbatuar. Ka pasur probleme të mëdha për shkak të faktit që nuk kuptohej, kishte mangësi dhe parregullsi me aktet nënligjore. Prandaj kemi filluar një proces gjithëpërfshirës të rishikimit të tij. Jemi gati, kemi finalizuar draftin e rishikuar të ligjit në konsultim me të gjitha grupet e interesit. Me autoritett qëndrore të planifikimit, me autoritetet vendore, me universitetet me shoqërinë civile dhe me një ndihmë dhe konsulencë të USAID-it” tha Gjermeni.