Lagjia muzeale pa energji, Bashkia Berat nuk ka paguar faturat
Në prag të sezonit turistik, lagjet muzeale në Berat ndodhen të zhytura në errësirë. Mos zgjidhja e çështjes së pagesës së faturës së energjisë elektrike të ndriçimit të lagjes muzeale "Kala", ka bërë që të ndërpriret ndiçimi i saj.Kalaja e Beratit u përzgjodh nga Fondi Shqipëtar i Zhvillimit si një resurs që meritonte ndricim dhe në muajin qershor të vitit te kaluar fal një investimi të akorduar prej tij, u realizua ndricimi bashkëkohor i saj. Por, banorët, qytetarët, vizitorët pak muaj shijuan ndricimin e kalasë.Mos zgjidhja e problemit të pagesës së faturës së ndricimit mes bashkisë dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, bën që ndriçimi i kalasë, të bëhet vetëm në rast festash.Ndërsa, ndriçimi i lagjes ka pësuar jo pak dëmtime si pasojë e vjedhjeve. Banorët më të vjetër të kalasë, konfirmojnë mungesën e ndricimit si dhe kërkojnë që autorët për rastet e dëmtimit të shtyllave të energjisë, të vihen përpara përgjegjsis.Në këto ditë të ngrohta marsi ku parashikohet shtimi i numrit të vizitorëve kalaja, simbolika e qytetit është e zhytur në errësirë.