Bashkia Patos projekt me USAID mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrje
Bisedimi me qytetarët dhe pjesëmarrja e tyre ne vendimarrje është nisma e Bashkisë së Patosit si pjesë e projektit te USAID që ka si qëllim kryesor sensibilizimin e qytetarëve per tu bere kontribues ne zhvillimin e qytetit permes pagimit te taksave dhe tarifave vendore.Kryetarja e Bashkise së Patosit Rajmonda Balili tha se USAID ofron asistencë teknike pranë njësive vendore për problemet e planifikimit dhe qeverisjes vendore në të cilën bëjnë pjesë 4 komponente. Për të, komisioni këshillimor i qytetarëve është një nga pikat pozitive të projektit e cila bën të mundur që zëri i qytetarëve të jetë vendimarrës në formë të organizuar në qeverisjen vendore.Bashkia e Patosit është prej 3 vitesh pjesë e projektit të USAID për planifikimin dhe qeverisjen vendore. Një projekt 5-vjeçar që ka ndërtuar Komisionin Këshillimor të Qytetarëve dhe nëpërmjet takimeve të rregullta me punonjësit e bashkisë, ka përmirësuar komunikimin mes qytetarëve dhe qeverisjes vendore.