Shqiptarët nuk duhet të luftojnë në Siri, Bruçaj: Xhamitë pa leje si ndërtimet informale
Kreu i komuniteti Mysliman Shqiptare Skënder Bruçaj i zgjedhur në këtë detyrë vetëm pak kohë më parë në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare u shpreh i qartë se terrorizmi nuk ka lidhje me fenë islame e cila është feja e paqes dhe e bashkëjetesës.Komuniteti sipas kreut të ri shpesh ka bërë thirrje që besimtaret të qëndrojën larg çështjes Siriane.Brucaj ka edhe një mesazh për të gjithë besimtaret të cilët kanë frekuentuar dy xhamite ilegale në Tiranë.Pavarësisht të gjithave, zhvillimet e fundit nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë në imazh.Komuniteti Mysliman ka ngritur një grup pune për të hetuar xhamitë në të gjithë Shqipërinë dhe shumë shpejt do te ketë edhe të dhëna konkrete se sa janë jashtë juridiksionit të saj. Kreu I myslimanë jep edhe një lajm të mirë për të gjithë besimtarët. Xhamia e madhe e Namasgjasë shumë shpejt do rifillojë të ndërtohet."Përgjegjësia është shumë e madhe një nga prioritietet është integrimi i zërit të gjithë besimtarëve në të gjitha shkallët e këtij institucioni. Prioriteti kryesor është ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë që është edhe ëndrra e besimtarëve, mirëqënie ekonomike për punonjësit e komunitetit mysliman që lidhet me pronat, investimi në fushën e arsimit për të shtrirë rrjetin e Medreseve edhe në qytetet ku nuk ka. Është me rëndësi të tregojmë vlerat e islamit dhe aspektin social të tij” tha Bruçaj.Nuk përjashton mundësinë që në dy xhamite ilegale një dite në to të drejtojë faljet. Në të gjithë Shqipërinë ka 650 të njohura nga komuniteti mysliman.Një pjesë e intervistësSi janë ditët tuaja të para si kryetar i komunitetit mysliman?Të jesh kryetari i komunitetit mysliman është një përgjegjësi shumë e madhe. Por duke ardhur pas tre ditëve të shkëlqyeshme që ka pasur institucioni i komunitetit mysliman e ndihej veten krenar por njëkohësisht edhe si një detyrim për gjithë besimtarët myslimanë.Jeni një kryetar i komunitetit mysliman me IPAD dhe me sa shoh marrëdhënia me teknologjinë është e mirë? Marrëdhënia me teknologjinë është e mirë.Kemi arritur në atë që mund të quhet debati më i nxehtë i ditëve të fundit. Për arrestimet e disa besimtarëve myslimanë të akuzuar se kanë nxitur terrorizmin. Si i keni pritur këto arrestime?Me thënë të drejtën unë isha i ri në detyrë dhe për mua ishte një surprizë. Po për të shpjeguar një aspekt për terrorizmin. Shumë dijetaje e kanë bërë shumë të qartë që një mysliman nuk mund të jetë terrorist dhe një terrorist nuk është kurrë mysliman sepse feja islame është feja e paqes, e mirëkuptimit, e tolerancës, e bashkëjetesës. Allahu ithotë besimtarëve u thotë besimtarëve që unë nuk i dua ata njerëz që e teprojnë, që kalojnë në esktremizëm.Kemi të bëjmë me ndonjë grup radikal në Shqipëri? Mund të ekzistojë dhe mund të ketë ndonjë individ të caktuar që mund të ketë qasje ekstremiste. Kjo I përket individëve, botëkuptimit të tyre. nuk ka të bëjë me imazhin e përgjithshëm, me sensin e fesë islame. Dhe këto individë janë të pranishëm kudo.