Arrestimi i imamëve xhihadist në Tiranë, Nishani takon kreun e SHISH dhe kryeprokurorin

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka mbledhur në zyrën e tij dy nga institucionet më të shigjetuara nga maxhoranca e majtë kohët e fundit, ku kryefjala e bisedës ka qënë operacioni anti-terrorist i pak ditëve më parë ku në pranga përfunduar disa imamë që rekrutonin xhihadistë në Siri.Në presidencë njëri pas tjetrit janë shfaqur rreth orës 11.00 Visho Ajazi Lika dhe Adriatik Llalla respektivisht kryetar i SHISH dhe kryeprokurori i vendit.  Në takim ishte edhe prokurori i kimeve të rënda Eguen Beci, ndërsa ra në sy mungesa e një ftese për drejtorin e përgjithëm të policisë së shtetit  Artan Didi.Diskutimit ka zgjatur për reth 60 minuta dhe kreui shtetit ka qënë mbështetës ndaj dy institucioneve edhe pse SHISH mbetet në qëndër të akuzave të shumicës qeverisëse."Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri. Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit. Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri" thuhet në njoftim.Sipas njoftimit zytar, Presidenti Nishani shprehu mbështetjen  e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit. Takimi vjen ndoshta rastësisht pas dosjes që ministri i brendshëm dërgoi te Nishani si një lloj aktakuze për shërbimin sekret i cili akuzohet se nuk ka bërë detyrën në raport me policinë.