Bulevardi i Tiranës, Sadi Vorpsi: Nuk mund të injorohen protestat e banorëve
Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi garantoi sot banorët të cilët preken nga ndërtimi i bulevardit të Tiranës se punimet nuk do të vijojnë pa u bërë më parë shpronësimet.Ndërsa ka dalë në në mbështetje të banorëve , Vorpsi theksoi se fondi i dhënë nga bashkia e Tiranës për shpronësimet është i pamjaftueshëm.DeklarataErdha këtu, në cilësinë e Prefektit të Tiranës, për të bërë një sqarim për publikun dhe për t’i bërë një thirrje Bashkisë së Tiranës.Si Prefekt i Tiranës, më është dërguar buxheti i Bashkisë, i cili nuk mbulon të gjitha fondet e shpronësimit, të parashikuara nga qeveria, jo nga kjo qeveri, por nga vetë qeveria e mëparshme. Unë si Prefekt nuk mund të injoroj kërkesën dhe protestën e qytetarëve të Tiranës, të cilët në fund të fundit kanë të drejtë: Ata duan të shpronësohen.Bashkia e Tiranës duhet t’i dëgjojë këta qytetarë. Unë i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të mos bëjë politikë. T’i përkushtohet detyrës që ka, të mos prishë shtëpitë dhe të mos lërë tironsit nën qiell të hapur pa i dëmshpërblyer më parë.Unë si Prefekt nuk mund ta lejoj këtë gjë. Vetëm pasi t;i dëmshpërblejë, atëherë mund t’ua prishë shtëpitë. Bashkia të mos bëjë politikë se ky nuk është shesh për duele politike.Kryetari i Bashkisë t’i kthehet punës së u bënë muaj që është zhdukur. U desh ndërhyrja e Prefektit dhe e qeverisë për të gjetur zgjidhje për varrezat e Tiranës. Tani u desh sërish ndërhyrja ime për të mbrojtur të drejtat e tironsve.Duhet të respektojmë ligjin, projektet dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk mund t’i lejmë këta njerëz pa i shpronësuar dhe ndërkohë t’u prishim banesat. Kjo është e vërteta dhe Kryetari i Bashkisë duhet të veprojë.