Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali, policia: Kujdes, i rrezikshëm

Policia italiane identifikon autorin e dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Nimet Zyberi, në Missano të Italisë. Ai është bashkombas i tij, i identifikuar si shtetasi Paulin Nikaj, 35 vjeç.Karabinierët kanë shpërndarë foton e tij dhe kanë paralajmëruar banorët që të kenë kujdes, pasi sipas tyre Nikaj është i armatosur me një pistoletë të kalibrit 7.65 milimetërshe dhe mund të reagojë në mënyrë të keqe.Policia jep dhe të dhënat fizike mbi këtë person. Nikaj është rreth 177 centimetra i gjatë dhe mendohet se është duke drejtuar një makinë Citroen C4 me ngjyrë blu dhe me targa DP767VT.Siç raportojnë mediat italiane, Nikaj prej 11 vitesh punonte në një ndërmarrje transporti a Monteçhio di Vallefoglia, ndërsa që prej ditës së hënë (17 mars 2014) kur kreu dhe krimin nuk është paraqitur në punë. Sipas punëdhënësit të tij, ai nuk kishte shfaqur shenja të një karakteri të ashpër por ishte një njeri i mirë.Edhe hetimet e policise në të kaluarën e viktimës, e tregojnë atë si një person pa preçedentë penal, veç disa raportime për posedim të drogave të lehta apo shkelje të kodit rrugor.Nga rindërtimi i skenës së krimit, viktima Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.