50-vjetori Arkivës së Ushtrisë, Kodheli: Mirënjohje për kontributin e FA

Me rastin e 50-vjetorit të Arkivës së Forcave të Armatosura është mbajtur një ceremoni e vecantë, ku merrte pjesë edhe Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Ministria Kodheli gjatë fjalimit përshëndetës në këtë ceremoni e ka cilësuar si emergjent mirëmenaxhimin e trashëgimisë së këtij institucioni. Ajo ka falenderuar gjithashtu të gjithë ata që kanë kontribuar për mbajtjen e Arkivit të Forcave të Armatosura, që është edhe arkivi më i vjetër.“Do doja të ndalesha në disa apekte. Ky arkiv është memoria e Forcave të Armatosura dhe nuk duhet trajtuar si një shtojcë pune, por duhet të trajtohet me kujdesin maksimal dhe me rregull. Memoria e Forcave të Armatosura është histori dhe që historia të mos deformohet duhet rruajtur dhe trajtuar me një kujdes të vecantë. Arkivi i Forcave të Armatosura nuk duhet të jetë një oa I qetë por duhet të stimulojë debat”, u shpreh Kodheli.Më tej Ministrja e Mbrojtjes deklaroi:“Ju duhet ta mbani të shpluhurosur arkivën, ky arkiv duhet të informojë publikun për punën e ushtrisë.Mirëmenaxhimi i atyre që trashëguam duhet bërë në mënyrë emergjente. Duhet bashkëpunim me partnerët, me institucionet homologe për të lartësuar Arkivin Qëndror të FA” – tha  ajo