Berisha:Rritje e 10 taksave, ngrirje e rrogave për 3 vjet, rritje e moshës së pensionit

Ish-kryeministri Sali Berisha i është referuar sërish marrëveshjes së FMN-së me qeverinë shqiptare duke e cilësuar atë si jo transparente dhe një zhyt vendin në mjerim të thellë.Në një postim në Facebook, Berisha thekson se në marrëveshje është vendosur për rritjen e çmimit të energjisë dhe ujit të pijshëm dhe e moshës së daljes në pension.  DeklarataTe dashur miq, marreveshja e fshehte me FMN, e firmosur nga qeveria pa i thene asnje fjale publikut, zhyt shqiptaret ne skamje dhe mjerim me te thelle. Ne marreveshje eshte vendosur: rritja e moshes se pensionit, ngrirja tre vjet e rrogave, rritja e çmimit te energjise dhe ujit dhe TVSH-se se ushqimeve dhe mallrave te tjera, rritja e taksave per token,banesen dhe shitjen e saj, rritja e takses mbi makinat e perdorura, mbi biletat e udhetimit, depozitat bankare dhe rritja e akcizes se naftes, rritja me 20% e telefonatave nga emigracioni ne Shqiperi.Kjo eshte paketa e negociuar dhe firmosur nga Edi Rama dhe ekipi i tij, me i dobeti ne 23 vitet e fundi. Asnje komb apo shoqeri nuk do pranonte nje barre kaq te rende fiskale. Kjo eshte politika e nje analfabeti ne ekonomi. Duhet ti themi nje JO te madhe kesaj barre te rende dhe te pamerituar mbi supet e lodhura te qytetareve tane!