10 nga 800 lindje me sindromin daun, "Vodafone Albania” mbledh fonde për këta fëmijë

Nga 800 foshnje, 10 prej tyre lindin me sindromin daun, një prej sindomave ku shkaqet janë ende të paqarta.Për shkak të numrit të lart të foshnjave me këtë sindormë mjekët kërkojnë që nënat, përtej problematikës së këtij sindromi, të mos mërziten me fëmijët e tyre por ti përkushtohen madje duke ndjekur seancë terapie në qendrat ku ofrohet por edhe për ti krijuar një ambjent sa më miqësor në shtëpi.Data 21 mars është dita e sindromit daun. Qëndrat që kujdesen për këta fëmijë publikojnë një kalendar aktivitetesh, ndërsa fondacioni Vodafone Albania do të mbledhë fondet nga punonjësit për tu ardhur në ndihmë nënave të fëmijëve me këtë sindrom krah vëmendjes që ka treguar herë pas here për këta fëmijë.Simboli i këtij viti për sindromin daun, ose kromozonin 21 është kjo çorape shumëngjyrëshe.