Vitin e Ri Noruz festohet në ambasadën iraniane në Tiranë

Republika Islamike Iraniane festoi  të enjten Vitin e Ri Noruz. Ambasada iraniane në Tiranë u bë pjesë e festimeve , duke ndjekur drejtpërdrejtë në television cermoninë zyrtare , që u zhvillua në Teheran.Ndërsa Ambasadori Iranian në Tiranë, Abdol Maxhid Mozafari tha se kjo ditë  daton shumë herët në kalendarin Iranian të festimeve. Mozafari tha se kjo festë është një ndërthurje mes paganizmit dhe fesë islame ."Iranianët  gjatë kohës së islamit,por edhe para tij kanë qenë besimtarë. Viti i Ri-Noruz është simbol i fuqisë së Zotit, për ta ndryshuar natyrën nga e vdekura në gjallërimin e jetës. Noruzi është mpleksur me qytetërimin por edhe me të gjithë kulturën iraniane" tha Mozafari.Viti i Ri-Noruz, siç quhet edhe nga iranianët festohet në të gjitha vendet e lIndjes së Mesme e jo vetëm, duke u shtrirë madje edhe në Shqipëri.