Plazhi i Gotullës pa rrugë, banorët: Nuk mund të tërheqë turistë
Është vetëm 1.3 kilometër rrugë por gjendja e saj është një skandal i vërtetë. Faktisht të tillë realitet e hasim pothuajse në të gjitha zonat e vendit, por kurrë më parë diçka të tillë nuk kemi parë në një zonë turistike, e aq më tepër bregdetare.Bëhet fjalë për aksin rrugor që lidh fshatin Adriatik me plazhin e Gotullës, i cila është totalisht nën sundimin e baltës, pellgjeve me ujë por edhe kanaleve të shumtë. E konsideruar si një nga zonat në të cilat mund të zhvillohet turizmi, ky plazh thuajse i virgjër, gjatë viteve të kaluara ka patur frekuentim jo vetëm nga banorët e zonës por edhe turistët, që për këtë vit me shumë gjasa nuk do të afrohen më pranë tij.Strukturat vendore asnjëherë gjatë këtyre viteve nuk kanë ndërhyrë për rikonstruksionin e këtij aksi, kjo jo vetëm për shkak të fondeve por edhe nga mungesa e ndërhyrjes së ministrisë së mjedisit, e cila e ka nën juridiksionin e saj kësaj zone, që ndryshe njihet edhe si brezi pyjor.Plazhi i Gotulles, pjesë e fshatit Adriatik, është një mundësi mjaft e mirë për tu shfrytëzuar dhe vendosur në funkison të zhvillimit të turizmit, ku natyrisht do të sillte edhe rritje të ekonomisë për zonën dhe banorët e saj.