Mbetjet “pushtojnë”komunën Kolsh, banorët:Kërkojmë ndërhyrje urgjente

Mbetjet urbane të hedhura pa asnjë kriter janë një shqetësim për banorët e Grykë Manatisë në komunën Kolsh të Lezhës.Banorët e konsiderojnë tepër shqetësuese dhe e cila paraqet rrezik për shëndetin,referuar edhe me temperaturat që vijnë gjithnjë në rritje. Ata kërkojnë ndërhyrjen e komunës për largimin e mbetjeve dhe vendosjen e kontenierëve.Sipas kreut të komunës Kolsh,Derdinad Ndoj, pamundësitë financiare pengojnë këtë njësi vendore që të realizojë largimin e tyre.Këto mbetje janë prej kohësh të hedhura në këtë zonë, ndërsa janë duke u shtuar çdo ditë. Aksionet e ndërmarra së fundmi për pastrimin e territorit, nuk kanë prekur zonat problematike, dhe Grykë Manatia është një prej tyre.