INUK bllokon sërish bulevardin, Bashkia padi në Prokurori: Ndërhyrja e paligjshme
Pavarësisht vendimit të gjykatës administrative, INUK ka zbarkuar sërish në bulevard, duke bllokuar punimet e firmës që po merret me projektin. Nënkryetari i bashkisë, Eno Bozdo, në një prononcim për mediat deklaroi se INUK me urdhër të Kryeministrit Edi Rama po shkel vendimin e gjykatës.
“INUK ka bllokuar sërisht punimet në bulevard. Një vepër që i shërben Tiranës dhe gjithë qytetarëve të saj. E ka bërë përsëri në shkelje të ligjit dhe vendimit të gjykatës. Nuk mjafton vendimi i gjykatës që të bindë INUK që nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Sot duke shkelur çdo ligj INUK ka bllokuar përsëri këtë vepër të rëndësishme. Është veprim i Ramës që në mënyrë bandite po drejton një qeveri bandite. INUK nuk ka të drejt të inspektojë këtu në kantier. Është e kuptueshme që kësaj gjëje ka vetëm një shpjegim dhe ai është Edi Rama”- u shpreh Bozdo.
Bozdo tha se mbi kete situate eshte njoftuar edhe Prokuroria, ndersa akuzoi Kryeministrin se instrumentalizon ne menyre te turpshme banoret. Ai paralajmëroi se Bashkia do të marrë masa që punimet të mos ndërpriten, pasi sipas tij është e rëndësishme që kjo vepër e madhe të mbyllet brenda afatit.
“Do të marrim masa që punimet të mos ndërpriten dhe kjo vepër e madhe e rëndësishme të mbyllet brenda afatit. Do procedojmë me një padi penale për këto mënyra antiligjore thuajse fashiste. Pata takim me INUK. Tentova të kuptoj nëse kemi të bëjmë me një lajthitje të institucionit apo me një porosi politike. Edi Rama ka kërkuar që të bllokohet me çdo kusht kjo vepër.Në emër të Bashkisë së Tiranës, pasi kemi marrë një kontakt të parë me Prokurorinë dhe prokurori i çështjes bëri edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, bashkë me stafin ligjor të Bashkisë do të shkojmë në Prokurori për të bërë kallëzimin penal, për shpërdorim të rëndë të detyrës nga ana e INUK si dhe për moszbatimin e drejtë të vendimit të gjykatës. Për fat të keq, ajo çka vumë re sot është se përveç bllokimit të bulevardit, kryeministri instrumentalizon edhe banorët të cilët kanë problematikën e tyre me çmimin e tokës. Në radhë të parë, këto janë metoda absolutisht të turpshme dhe në radhë të dytë kryeministri, qeveria sot e ka në dorë të ndryshojë çmimin e tokës, të ndryshojë çdo gjë, ta rrisë atë, në mënyrë që të kënaqë edhe kërkesat e banorëve. Kjo nuk është çështje e Bashkisë së Tiranës. Çështje e Bashkisë së Tiranës është bulevardi dhe ai do të vazhdojë me çdo kusht”tha ai.Cilat janë hapat ligjore që do ndiqen?Do të kemi mundësi t’ju vëmë në dijeni edhe në ditët në vijim, me këto hapa por do të procedojmë me një padi penale, për këto mënyra antiligjore, pothuajse fashiste që ky shtet bën me njerëzit e tij dhe me institucionet, që nuk njeh asnjë lloj vendimi gjykate, as të Gjykatës Kushtetuese, as të shkallëve të tjera të gjykatës. Kjo është e turpshme dhe diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, në të gjithë vitet e tranzicionit.Është lajmëruar Prokuroria për këtë pjesë?Është lajmëruar.Po takim me përfaqësues të INUK, keni pasur?Sigurisht që pata takim, tentova të kuptoj nëse kemi të bëjmë me një “lajthitje” të institucionit apo me një porosi politike. Nga komunikimi (kamerat tuaja ishin aty) u kuptua qartë se INUK ka ardhur këtu me një porosi politike, pra nuk kemi të bëjmë me moskuptim të aktit apo vendimeve të gjykatave nga ana e INUK, kemi të bëjmë me një porosi. Edi Rama ka kërkuar që të bllokohet me çdo kusht kjo vepër, e ka kërkuar këtë gjë muaj më parë, e ka kërkuar me projekt-buxhetin, ka udhëzuar prefektin e tij të bllokojë fondet për financimin e shpronësimeve për pronarët dhe sot, në mënyrë banditeske kërcënon kompaninë dhe vjen këtu, bllokon punimet.Iu është paraqitur ndonjë dokument për bllokimin e punimeve sot?Absolutisht, asnjë lloj dokumenti. Për të gjithë ata që e ndjekin këtë çështje, duhet të dinë diçka. INUK nuk ka të drejtë të inspektojë këtu, në kantier, nuk ka asnjë lloj juridiksioni administrativ dhe ligjor mbi territorin e Bashkisë së Tiranës, ndaj është e kuptueshme që për këtë gjë ka vetëm një shpjegim dhe shpjegimi qëndron Edi Rama, asnjë tjetër pas INUK, ne do të mbajmë përgjegjës kryeministrin për gjithçka që mund të sjellin ditët në vijim.