Presidenti i Bashkimit Europian, Van Rompoy mohon: Nuk do të shkoj në Moskë

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka përgënjeshtruar raportet e agjencisë ruse të lajmeve Interfax, se presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, kishte planifikuar takim për sot në Moskë, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të diskutuar për krizën në Ukrainë.Zëdhënësi Preben Aamann, tha se Van Rompuy nuk do të udhëtoj në Moskë, por do të përgatitet për takimin e nesërm të nivelit të lartë të BE-së.Ministria e jashtme e Rusisë tha se BE-ja e ka anuluar takimin, pasi ka refuzuar “ta dëgjoj të vërtetën”.Kjo ministri pretendon se Van Rompuy “nuk ishte lejuar” të udhëtoj në Rusi nga “njerëzit e tij”.Agjencia AFP ka cituar burime diplomatike, që kanë thënë se udhëtimi ishte anuluar për shkak se rusët e kishin bërë atë publik.Dje Bashkimi Evropian tha se “nuk e njeh dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë dhe të Sebastopolit në Federatën Ruse”.