Aksi rrugor Lezhë-Torovicë, vuan mungesën e investimeve serioze prej 23 vitesh

Udhëtimi nga Lezha drejt Torovicës, një ndër fshatrat me popullësinë më të madhe në Lezhë, mbetet një mision i vështirë, me shumë kosto dhe stres për shkak të dëmtimit të rrugës, pasi në këtë segment nuk ka pasur asnjëherë një investim serioz, në këto 23 vitet e fundit.Në hyrje të segmentit që të shpie drejt Torovicës gjenden dy tabela, të cilat njoftojnë njëra për rikosntruskionin, si dhe tjetra për mirëmbajtjen e saj, por edhe pse afati për përfundimin e 3.5 km ka përfunduar prej 2 muajsh, punimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së fondeve.Përballë kësaj situate, kreu i komunes Balldre, Zef Doçi, ka reaguar ashper duke deklaruar se deputetët e mazhorances të qarkut të Lezhës u premtuan banorëve perfundimin e këtij aksi rrugor brenda 6 mujorit të parë të qeverisjes së tyre, por ata i harruan pas 23 qershorit.Dikur ajo ishte nyja lidhëse e gjithë Shqipërisë me pjesën veriperëndimorë të vendit, ndërsa sot mbetet segmenti rrugor më i amortizuar.Përpara viteve '90 kjo rrugë ishte e mirëmbajtur, por kalimi i superstradës në kahun tjetër, ka bërë që ky aks të degradojë thuajse tërësisht, duke penalizuar 10 fshatra të kësaj zone.