Ujësjellësi qetëson kryeqytetasit: Uji i rezervuarit të Bovillës i pastër dhe i pijshëm

Ujë i Bovillës që konsumojnë qytetarët është i pijshëm. UKT thotë se nuk ka asnjë asye që banorët të jenë të shqetësuar për cilësinë e këtij uji dhe për këtë arsye disa prej ekspertëve nga kjo ndërrmarrje ka qenë në burim për të shpjeguar fazat e trajtimit të ujit.Ata sqaruan se burimi në të cilin merret uji është 300 m larg digës së liqenit, kalon në impiantin e trajtim i cili përdoret në të gjitha vendet europiane, ndodh klorifikimi e filtrimi duke qenë kimikisht dhe bakterologjikisht i pastër.Por edhe kur ka shira, ekspertët sqaruan se linjat e transmetimit të këtyre burimeve devijohen në lumë për të mos shkuar në tubacionet në shtëpitë e konsumatorëve.Uji nuk mungon në këtë rast, por vihet në funksion një tjetër impiant i trajtimit të ujit të Bovillës, kimikisht i pastër.Por edhe kur ka dyshime sërish nga qytetarët, UKT thotë se në Drejtorinë e Përgjithshme ka një laborator kimiko-bakteriogjik me të gjitha aparaturat për të kryer analizat.