Shpërthimi para Bashkisë Fushë- Krujë pa autor, eksplozivi nga një makinë në lëvizje
Nje dite pas sulmit me eksploziv ndaj institucionit me te larte ne Fushe Kruje, Bashkise se ketij qyteti, ende nuk ka asnje te dhene mbi autoret e ngjarjes. Godina e Bashkise ndodhet pak metra larg komisariatit te policise, qe ne fakt ka rene dy here pre e sulmeve me ane te lendeve shperthyese gjate ketij viti.Mesohet se eksplozivi eshte hedhur nga nje autoveture ne ecje e siper, ndersa ende uniformat blu nuk kane nje piste hetimi, ose te pakten ky informacion nuk po jepet per mediat.Seria e shperthimeve ne Fushe Kruje, duket se po ecen paralelisht edhe me valen goditese te tyre, duke patur si shenjestra institucionet me te larta vendore ne kete qytet, ku roli i shtetit dhe forca goditese ndaj krimit po lekunden seriozisht.Kujtojme se vetem ne harkun kohor te 18 diteve te ketij muaji, ky eshte shperthimi i katert ne kete qytet, nga te cilat dy kane patur si objektiv komisariatin dhe bashkine,ndersa dy te tjeret persona fizike.Policia po punon per zbardhjen e çeshtjes, duke sekuestruar edhe kamerat e sigurise se subjekteve private qe operojne ne kete zone.Mesohet se policia lokale ka shoqeruar disa persona, te cilet po merren ne pyetje mbi kete ngjarje e cila ka tronditur banoret e Fushe Krujes, pasi ajo eshte shenuar ne qender te saj rreth ores 19:30 minuta,ku natyrisht edhe levizja qytetareve eshte e larte.