Vlorë, biznesi dhe tatim-taksat takim në kuadër të bashkëpunimit e zhvillimit të biznesit

Bashkepunim mes biznesit dhe Drejtorise se tatim-taksave.Kjo eshte kerkesa e Kreut te Dhomes se Tregetise dhe Industrise ne qarkun e Vlores, e cila erdhi gjate takimit te zhvilluar mes paleve ne kuader te zgjerimit te bashkepunimit midis operatoreve me te medhenj qe zhvillojne aktivitet e tyre ne vlore.Nga ana tjeter, drejtoresha e tatimeve, Pranvera Resuli, theksoi se strukturat tatimore e shohin biznesin si partner dhe bashkepunëtor te rendesishem jo vetem persa i perket rritjes se arketimeve dhe te ardhurave te kesaj agjensie, por edhe ne kuader te nje klime pozitive per operimin e biznesit ne Vlore, aq me teper ne kuader te sezonit turistik .Qarku i Vlores,duke patur si pjese te saj edhe Saranden, shenon nje numer te larte biznesesh, duke u renditur si nje prej zonave me te rendesishme industriale ne vend dhe kjo jo vetem gjate pikut te sezonit veror.