Peligrenazh drejt kishës së Shna Ndout, besimtarët nisin marshimin drejt vendit të shenjtë

Me qindra besimtare kane marre pjese ne pelegrenazhin e pervitshem qe kryhet ne Kishen e Shna Ndout ne Laç. Per 13 te marta me rradhe, ky vend i shenjte do te prese besimtare nga e gjithe Shqiperia, te cilet luten dhe kryejne ritualet prane ketij kulti.Pelegrinet do te perfundojne lutjet e tyre me 13 qershor, dite ne te cilen perkujtohet edhe Shna Ndou, per te cilin sipas bestytnive mendohet te kete jetuar prej 18 gushtit te vitit 1195 deri ne 13 qershor te vitit 1231.Më shpresën se Shna Ndou do u plotësojë dëshirat e tyre, pelegrinët kanë vazhduar ritualin e lutjeve. Shtimi i fluksit të pelegrinëve pritet te shenohet ne ditet perkatese ne vijim ,ku mijera besimtare nga gjithe Shqiperia por edhe Kosova e Maqedonia drejtohen drejt vendit te shenjte.Besimtarët shprehen se "në kishën e Laçit janë shënuar shumë mrekulli. Në shumë familje është rikthyer paqja dhe dashuria", ndaj edhe i drejtohen ketij vendi për t'u lutur, pavarësisht besimeve që u përkasin.Fjala përshëndetëse që shkëmbejnë me njëri-tjetrin është "Shna Ndoi ju ndihmoftë!".Pelegrinazhi për në vendin e shpresës është kthyer tashmë në ritual të përvitshëm, ku besimtarët i rikthehen besimit te Zoti dhe mrekullitë.