Aleksandër Dhima sjell “Antropologji për Komunikimin”me qasje në realitetin shqiptar

"Shqiptarët , ende sot gjenden në kushtet e mbizotërimit të pasojave të organizimit fisnor, kur "homogjeniteti komunitar" nënkupton mbi gjithçka, një shkallë të lartë sigurie për jetën.Kështu ka dashur të shprehet profesori, Aleksandër Dhima në librin e tij "Antropologji e Komunikimit-Qasje në realitetin shqiptar", ndërsa thekson se shoqëria shqiptare duhet të zgjohet nga gjumi letargjik, ku ajo është zhytur prej kohësh.Libri "Antropologji Komunikimi" është një botim i shtëpisë botuese UET-Press, i cili u promovua mes miqsh e kolegësh të profesor Dhimës, të cilët shprehën mirënjohjet më të larta për këtë botim, pasi sipas tyre ky i fundit tregon më së miri, rolin që komunikimi ka dhe do të vazhdojë të ketë në shoqërinë shqiptare.