Aksident në Korçë, vdes 74-vjeçari, u përplas nga makina ndërsa doli nga një tjetër mjet

Një i moshuar ka gjetur vdekjen, ndërsa është përplasur nga një mjet. Aksidenti rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes në aksin Korçë-Zemblak, ku një automjet tip “Opel” me targa AA643BS ka përplasur një 74-vjeçar ndersa po dilte nga nje tjeter mjet.Përplasja ka rezultuar fatale për shtetasin me iniciale Enver Bendo, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dhe forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 54 vjeçarin Kelment Topciu.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.