Ligji i ri antimafia. Naço: Hetohen ‘kollaret’. Noka: S’lufton korrupsionin

Mazhoranca ne Komisionin parlamentar te sigurise ka miratuar e vetme ligjin "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".Opozita e ka kundershtuar kete ligj, duke e cilesuar si presion qe i behet gjyqesorit, duke rritur mundesine e venies nen kontroll te hetimit, ne nje kohe qe sipas tyre perjashton Kryeministrin dhe Ministrat.Por ndryshe mendon Ministri i Drejtesise, Nasip Naço, ku tha se ky ligj eshte emergjent per luften kunder korrupsionit dhe sipas tij e ka zgjeruar bazen e hetimit nga Kryeministri deri tek niveli me i ulet i nepunesit ne administrate.Ligji, "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" eshte pjese e paketes anti-korrupsion, ku disa seanca me pare parlamenti miratoi disa ndryshime dhe ne kodin e proçedures penale, ku e cilesojne korrupsionin si krim te rende.