Plazhi i Gotullës në Kurbin, mbeturinat e Lanës zaptojnë vijën bregdetare
Plazhi i Gotulles duket se edhe per kete vit nuk do te jete ne dispozicion te turisteve,te pakten per aq kohe sa aty nuk do te nderhyet për ti kthyer identitetin.Mbetje urbane, mbeturina te te gjitha llojeve, arome aspak kendshme, eshte panorama qe te ofron sot kjo zone e Adriatikut ,e cila eshte tjetersuar si pasoje e mbeturinave te shumta qe derdh aty lumi i Lanes.Jane 6 km te brezit te reres, nje siparfaqe mjaft e konsiderueshme e cila eshte e mbuluar plotesisht nga plehrat dhe askush nuk ka marre as mundimin me te vogel per ti larguar ato, pavaresisht se banoret apo peshkataret e zones kane apeluar disa here.Plazhi i Gotulles ndodhet ne Kurbin dhe laget nga deti Adriatik, por pavaresisht deklaratave nga Ministrite perkatese, te cilat neprmjet spoteve flasin per nje Shqiperi turistike situata ne terren eshte shume me ndryshe, e per me teper kur jemi ne prag te zezonit veror.I kthyer tashme ne nje vend grumbullim mbeturinash, plazhi i Gotulles ka humbur funksionin e tij, e madje mund te konsiderohet si burim semundjesh pasi ndotja aty eshte teper e larte.