Rruga e Manastirit të Ardenicës, mungon sinjalistika dhe ndërhyrja në infrastrukturë

Ndertimi i autostrades Lushnje Fier duket se ka lene jashte vemendjes rrugen e vjeter, e cila te çon drejt Manastirit te Ardenices.Ky segment sherben jo vetem per turistet te cilet deshirojne te vizitojne kete Manastir, por eshte njekohesisht dhe e vetmja mundesi lidhese per 3 fshatrat Mbrostar,Vajkan dhe Kolonje mes tyre, por infrastruktura eshte e gjitha e shkaterruar.Mungesa e sinjalistikes, ndriçimit,asfaltimit dhe gropat e shumta prej vitesh jane prezente ne kete aks, i cili le nje imazh te shemtuar per turistet, veshtireson qarkullimin e perditshem te banoreve,por regjistron edhe problem per biznesin e zones.Ne prag te sezonit turistik ende nuk ka nje projekt per te investuar ne kete rruge, ndaj vizitoret e Manastirit te Ardenices do tu duhet te zgjedhin midis lodhjes rraskapitese nga gjendja e infrastruktures rrugore apo largimin e tyre nga kjo zone.