Debati për çertifikatën e sigurisë, opozita: Të pajisen edhe krerët e lartë të policisë

Duket se moda e çertifikatave të sigurisë për informacionin e klasifikuar do të prekë edhe krerët e Policisë së Shtetit.Ndërsa mazhoranca ka vënë në shënjestër mbi këtë pretendim SHISH, opozita në Komisionin hetimor për lëvizjet në polici ka propozuar që në sitë për këtë çertifikatë sigurie të kalojnë edhe drejtuesit e policisë.Ndërkohë në mbledhjen e Komisionit hetimor parlamentar për lëvizjet në Policinë e Shtetit, akuzoi Ministrinë e Brendshme se po vonon informacionin e kërkuar me qëllim sabotimin e punës së Komisionit.Të kundërtën prentendoi shumica, ku sipas saj ka mjaftueshëm të dhëna për nisjen e punës. Në fund të mbledhjes anëtarët e Komisionit ranë dakord t'i dërgojnë me shkrim Ministrisë së Brendshme një tjetër kërkesë për të mos vonuar informacionin e kërkuar nga Kuvendi.