Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë shtrihet dhe në shëndetësi, partneritet publik-privat

Shqipëria dhe Kosova do të vendosin një bashkëpunim të ri në sektorin e shëndetësisë. Do të shihen nevojat reale të dy vendeve shqipëfolëse për të hartuar më pas një strategji afatgjate, se ku duhet të inestohet.Por ky bashkëpunim i konfirmuar midis dy drejtuesve të shëndetësisë, Ilir Beqja dhe Ferit Agani synon edhe vendosjen e një partneriteti publik-privat.Problemet në shëndetësinë në Kosovë gjithashtu janë të mëdha. Duhet investime që nga infrastruktura e deri në paisjen me medikamentet e nevojshme, po ashtu edhe trajtime të specializuara, të cilat deri tani mund të kryhen vetëm jashtë shtetit.Me shqetësim, eshtë parë nga aurotitetet kosovare edhe moszbatueshmeria e ligjit antiduhan, situatë e njëjtë me atë të Shqipërisë.