Ambasadori austriak: Shqipëria merr statusin në qershor, Austria do lobojë fort

Austria do të lobojë fuqimisht në favor të marrjes së statusit kandidat për Shqipërinë. Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Thomas Schnöll, ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë marrjen e statusit në qershor nga Shqipëria.“Austria është në mbeshtetje te proçesit integrues te Shqiperise. Qe ne muajin dhjetor Ministri i Jashtem i Austrise sebashku me 6 Ministra te tjere te Jashtem ka lobuar per nje pergjigje pozitive por kjo nuk u realizua ne dhjetor se nuk ishin dakord, vazhdojme te japim kete mbeshteteje, ne jemi pozitivë qe sot, jemi të bindur që Shqipëria në qershor do të marrë përgjigje pozititve për statusin e vendit kandidat në BE dhe ne do lobojme per Shqiperine” tha ai.Deklaratën, Schnöll e bëri gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, me të cilin diskutoi për intensifikimin e investimeve te tjera nga Austria në kryeqëndrën veriore.